Thursday, March 26, 2009

Beteja e Likoshanit dhe e Qirezit bëri kthesa historike


Hysni Demaku
Drenas, 29 shkurt

Kuvendi Komunal i Drenasit ka organizuar akademi përkujtimore në 11 vjetorin e Betejës së Likoshani-Qirezit. Në akademin përkujtimore të pranishëm ishin struktura komunale të Drenasit dhe të Skenderajt, familjar të familjës Ahmeti,Rexhepi,Nebihu , Gjeli dhe qytetarë të dy komunave të Drenasit dhe Skenderajt. Në fillim të akademisë përkujtimore u dha një historic i shkurtër i ngjarjes së 28 shkurtit 1997 nga Bedri Tahiri. “Lisi gjashtnjak ështëdëshmitarë i ngjarjës së 28 shkurtit, po të fliste ky lis do të tregonte ngjarjën dhe tmerrin që u zhvillua mbi familjet e pambrojtura në këto treva ” ka thënë Bedri Tahiri. Ndërsa Kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku ka thënë përkujtimi i dative historike siq është 28 shkurti është dëshmi e madhe që ne nuk i harrojmë të renet. “Beteja e Likoshanit dhe e Qirezit ishte beteja e parë kur celulat e para të UCK-së i dhanë goditjet ushtareve dhe paramilitareve serb, më këto beteja brezat e rinjë do të mburren me të renet dhe sakrificen e tyre që dhanë jeten për Pavarësin e vendit” ka thënë Demaku. Në emër të shoqatave të dala nga lufta ka folur Sali Xhemajli, duke cilsuar 28 shkurtin si njëren nga ngjarjet më të dhimbshme të popullit shqiptarë. Ndërsa në emër të familjëve i është drejtuar të pranishmëve Xhevdet Ahmeti, familjar i familjës Ahmeti të cilës familje i janë masakruar 10 anëtar me 28 shkurt 1997. Xhevdeti kujton ngjarjen e dhimbshme të 28 shkurtit që kjo familje humbi 10 anëtaret e familjes. Ai përshkruan ngjarjen e 28 shkurtit që praën shtëpis së famijes Ahmeti ishin zhvilluar luftime të mëdha , ku ishin vrarë disa polic serbë dhe ku ishte qëlluar për vdekje Rexhep Rexhepi nga një polic i plagosur serb. Ushatrëte e Ushtrisë Qlirimtare të Kosovës më ndihmën e familjës Ahmeti strehojnë Rexhep Rexhepin në shtëpin e tyre. Xhevdeti thotë forcat se Rexhepit i ishte dhënë ndihma e parë por nga plagët e rënda ai ndërron jetë.
Ai thotë se pas një kohe forcat serbe kanë hyrë në familjën Ahmeti dhe kanë gjetur Rexhepin të vdekur dhe kanë kërkuar nga familjarët që të tregojnë identitetine kufomës por askush nga familja nuk ka treguar rrëfen Xhevdeti ngjarjen e 28 shkurtit. Edhe pse kanë kaluar 11 vite familja Ahmeti kujtojnë 28 shkurtin si ditën më të hidhurë të familjës Ahmeti.

Barnatoret e Drenasit, nuk respektojnë vendimin komunal për kujsdestrari

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mireqenies Sociale, Elmi Dobra, ka thënë se vendimi vlen për të gjitha barnatoret, çdo të katërten natë i bie kujdestraria

Hysni Demaku
Drenas, 1 mars
Drejtoria e Shëndetësisë Komunale të Drenasit ka marrë një vendim të ri për kujdestari gjatë natës nga barnatoret e qytetit. Mirëpo edhe pse në takim për marrjen e këtij vendimi ishin pajtuar edhe përfaqësues të barnatoreve private, ato kanë dal tani se nuk janë duke respektuar. Këtë e konfirmojne edhe vet disa nga pronaret e tyre. Drejtori i Shëndetësisë,dhe Mireqenies Sociale, Elmi Dobra ka treguar se gjatë takimit që kanë pas me përfaqësues të barnatoreve private kanë marrë një vendim të tillë. Dobra ka shtuar se në bazë të vendimit është caktuar orari i kujdestarisë në Drenas i cili vlen për të gjitha barnatoret që operojnë në Drenas. Barnatoret që operojnë në Drenas janë ajo “Dea”, “Medikos”, “PallmaFarm” dhe “Internistika”. Ndërsa sipas vendimit që ka siguruar gazeta mesohët se orari i kujdestarisë për barnatorët e përmendura më lart fillon prej orës 21 deri në orën 8:00 të mëngjesit dhe se zbatohët nga secila çdo të katërten natë. “Më orar dhe vendim të marrur kanë pajtuar përfaqësuesit e të gjitha barnatorëve private", ka thënë drejtori Dobra, por pse tani pas marrjes së vendimit nuk është duke u zbatuar drejtori Dobra thotë të mos jetë ne dijeni. “Ne kemi qenë të obliguar të marrim këtë vendim, tani për zbatim është e obliguar drejtoria e inspektoriatit”, ka thënë Dobra. Mirëpo përkundër këtij vendimi që është marrë gjatë takimi më përfaqësues të barnatoreve dhe është thënë se të zbatohët që nga 01.02.2009, ai ende nuk është duke u respektuar nga vet ato që edhe ishin implementues të vendimit, pra barnatoret private. Disa nga barnatoret si arsyetim e japin gjendjen e sigurisë për të bërë roje natën, ndërsa qytetaret për të blerë një barn në orët e mbrëmjes i është dashur të shkojn në Skenderaj. I funit që i është dashur të blej barna në një komunë tjetër është Blerim Limani nga Drenasi. Ai thotë se i ka ndodhur javën e kaluar kur në mos gjetjen e barnaoreve në Drenas hapur të shkoi në Skenderaj për të bler barna, këtë veprim ndonese von thot se ka qenë i detyruar. “Personalisht jam detyruar një natë që të shkojë në qytetin e Skenderajt për të blerë barna edhe pse kemi barnatore në Drenas ato nuk mbajnë kujdestari, detyrohemi të shkojmë edhe në Prishtinë” thotë Limani. Edhe pse në qytetin e Drenasit janë 4 barnatore private, qytetarët e Drenasit ankohen se ato nuk janë në shërbim të tyre dhe se detyrohen të bëjnë dhjetëra kilometra për të blerë barna. Pronarja e barnatores “MedKos”, Sebie Hasi, ka thënë se nuk janë duke bërë kujdestari për shkak të sigurisë, ajo ka thënë se punojnë vetëm deri në orën 19:00. Nuk është vetëm barnatorja “MedKos” e cila nuk respekton këtë vendim janë edhe dy barnatore tjera që nuk bejnë kujdestari. Ajo që është momentalisht duke respektuar orarin e kujdestarisë është barnatorja “Dea”, por kjo benë roje vetëm në kohën kur edhe e ka të caktuar në bazë të vendimit, ndërsa neteve të tjera qytetaret janë ata që pesojnë për moszbatim të vendimit.

Wednesday, March 25, 2009

Përkujtohët 64 vjetrori i renies së Shaban Polluzhës


Thaçi: Shaban Polluzha figura me e ndritur e popullit shqiptar


Hysni Demaku

Kryeministri i Republikes së Kosovës Hashim Thaçi, Ministri iArsimit Enver Hoxhaj, struktura komunale të Drenasit, ato të Skenderait, familjar dhe nxenes të shkollave të fshatit Tërstrenik dhe Polluzhë kanë bërë homzhe dhe kanë venë kurora lulesh pranë varrit të Shaban Polluzhës në 64 vjetorit e rënies së tij. Më këtë rast Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se me heroin gjithëkombetar Shaban Polluzha krenohët mbarë populli shqiptarë kudo që janë. Thaçi figurën e Shaban Polluzhës e ka quajtur si figura me e ndritur e popullit shqiptarë. "Shaban Polluzha është njeriu i vizionit, i fillimit të një rezistence të madhe kundër pushtimit serb dhe jugosllav ndaj Kosovës, i refuzimit dhe kundërshtimit të regjimit komunist i përpjekeve të mëdha për liri për shtet të Kosovës". Kryemistri Thaçi tha se ndihem krenar që sot bashkarisht kremtojmë, dhe përkujtojm këtë ditë të madhe të komandantit Shaban Polluzha, të renet edhe të shumë bashkëluftetareve të tijë të levizjes çlirimtrare të Kosovës. "Lufta e Komandantit Shaban Polluzha ishte një luftë për çlirim, për liri, një luftë për shtetin e Kosovës, për rend demokratik kundër serbisë dhe kundër së keqes komuniste, prandaj lavdi luftës së komandantit Shaban Pollouzhës" ka vazhduar ai. Thaçi ka shtuar se roli dhe kontributi i Shaban Polluzhës ka qënë roli i unitetit, i bashkimit dhe roli për të ndertuar lirin që ne gezojmë sot.

Largohen klientët nga Shtëpia Integruese e Shëndetit Mendorë në Drenas



MSH-ja nuk respekton marrëveshjen

Hysni Demaku

Shtëpia integruese e shëndetit mendor në Drenas, ende po përballet me statusin e pa definuar të menaxhimit vjetorë, ndonëse një marrëveshje e tillë është arritur në mes të MSH-së, SHSHM-së dhe DSHMS-së komunale, ajo ende nuk vihet në jetë. Mirdita Leku, kryeinfermiere e shtëpisë integruese, ka thënë se 5 pacientë që kanë marrë shërbime 24 ora në shtëpinë integruese të shëndetit mendorë, janë larguar si rezultat i mosrespektimit të marrëveshjes nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për financimin e punëtorëve të kësaj shtëpie. Leku ka shtuar se pacientet janë larguar nga shtëpia integruese dhe njëri nga ta ka mbet në rrugë i pastrehuar “ Klientet që kanë marrë shërbime 24 orë janë larguar nga shtepia integruese, 2 pacient janë vendosur në shtëpitë e tyre, 2 të tjerë në kliniken Psikiatrike në Prishtinë, ndërsa një klient ka mbetur në rrugë i pastrehuar” ka thënë Leku. Në shtëpinë integruese të shëndetit mendorë në Drenas aktualisht janë tre punëtorë që punojnë ende pa paga dhe tre te tjerë janë kthyer në QKMF. Kryeinfermierja Leku ka thënë se në shtëpinë integruese nuk vazhdon të ketë shërbime 24 orë. “ Në shtëpinë integruese deri tani ka pas shërbime 24 orë për klientët, por si rezultat i mosrespektimit të marrëveshjes nga Ministria e Shëndetësisë, në shtëpinë integruese kryhen vetëm shërbime ambulantore brenda ditës” shprehet Leku. Gani Halilaj Drejtori i QKMF-së "Dr. Hafir Shala" në Drenas, njëherit edhe konsultant në shtëpinë integruese, ka thënë se është detyruar ti largojë punëtorët e tij, pasi që nuk kanë marrë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e marrëveshjes bazuar në memorandum mirëkuptimin që është arritur në mes Ministrisë së Shëndetësisë, Shërbimit të Shëndetit Mendor në Prishtinë dhe Drejtorisë së Shëndetësisë në Drenas. Drejtori Halilaj ka thënë së ky memorandum është vështirë të implementohet, “çështja e implementimit të memorandumit është injoruar dhe nuk besoj që do të implementohet ndonjëherë” ka thënë Halilaj. Ai ka thënë se shtëpia integruese e shëndetit mendorë nuk ka arritur në këtë gjendje si rezultat i kthimit të punëtorëve në QKMF. “ Nuk ka qenë interes i ynë që shtëpia integruese të vij në këtë gjendje, punëtorët e QKMF-së kanë punuar një vit në këtë shtëpi, dhe kjo gjendje nuk është si rezultat i kthimit të punëtorëve në QKMF, por që MSH-ja nuk ka sistemuar ne listen e pagave punetoret e deritanishem të shtepisë integruese” është shprehur Halilaj. Ai ka thënë se në qoftë se MSH-ja mbështet memorandumin, ka mundësi që ky memorandum të implementohet dhe të riaktivizohen punëtorët e QKMF-se në shtëpinë integruese por me afat të caktuar kohorë.