Wednesday, March 25, 2009

Largohen klientët nga Shtëpia Integruese e Shëndetit Mendorë në Drenas



MSH-ja nuk respekton marrëveshjen

Hysni Demaku

Shtëpia integruese e shëndetit mendor në Drenas, ende po përballet me statusin e pa definuar të menaxhimit vjetorë, ndonëse një marrëveshje e tillë është arritur në mes të MSH-së, SHSHM-së dhe DSHMS-së komunale, ajo ende nuk vihet në jetë. Mirdita Leku, kryeinfermiere e shtëpisë integruese, ka thënë se 5 pacientë që kanë marrë shërbime 24 ora në shtëpinë integruese të shëndetit mendorë, janë larguar si rezultat i mosrespektimit të marrëveshjes nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për financimin e punëtorëve të kësaj shtëpie. Leku ka shtuar se pacientet janë larguar nga shtëpia integruese dhe njëri nga ta ka mbet në rrugë i pastrehuar “ Klientet që kanë marrë shërbime 24 orë janë larguar nga shtepia integruese, 2 pacient janë vendosur në shtëpitë e tyre, 2 të tjerë në kliniken Psikiatrike në Prishtinë, ndërsa një klient ka mbetur në rrugë i pastrehuar” ka thënë Leku. Në shtëpinë integruese të shëndetit mendorë në Drenas aktualisht janë tre punëtorë që punojnë ende pa paga dhe tre te tjerë janë kthyer në QKMF. Kryeinfermierja Leku ka thënë se në shtëpinë integruese nuk vazhdon të ketë shërbime 24 orë. “ Në shtëpinë integruese deri tani ka pas shërbime 24 orë për klientët, por si rezultat i mosrespektimit të marrëveshjes nga Ministria e Shëndetësisë, në shtëpinë integruese kryhen vetëm shërbime ambulantore brenda ditës” shprehet Leku. Gani Halilaj Drejtori i QKMF-së "Dr. Hafir Shala" në Drenas, njëherit edhe konsultant në shtëpinë integruese, ka thënë se është detyruar ti largojë punëtorët e tij, pasi që nuk kanë marrë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e marrëveshjes bazuar në memorandum mirëkuptimin që është arritur në mes Ministrisë së Shëndetësisë, Shërbimit të Shëndetit Mendor në Prishtinë dhe Drejtorisë së Shëndetësisë në Drenas. Drejtori Halilaj ka thënë së ky memorandum është vështirë të implementohet, “çështja e implementimit të memorandumit është injoruar dhe nuk besoj që do të implementohet ndonjëherë” ka thënë Halilaj. Ai ka thënë se shtëpia integruese e shëndetit mendorë nuk ka arritur në këtë gjendje si rezultat i kthimit të punëtorëve në QKMF. “ Nuk ka qenë interes i ynë që shtëpia integruese të vij në këtë gjendje, punëtorët e QKMF-së kanë punuar një vit në këtë shtëpi, dhe kjo gjendje nuk është si rezultat i kthimit të punëtorëve në QKMF, por që MSH-ja nuk ka sistemuar ne listen e pagave punetoret e deritanishem të shtepisë integruese” është shprehur Halilaj. Ai ka thënë se në qoftë se MSH-ja mbështet memorandumin, ka mundësi që ky memorandum të implementohet dhe të riaktivizohen punëtorët e QKMF-se në shtëpinë integruese por me afat të caktuar kohorë.

1 comment:

  1. Faleminderit për atë që keni bërë për mua { Dr Ellen}! Burri im pushoi së plotësuari letrat e divorcit pasi të kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë tani. Siç thatë i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time është larguar nga burri im dhe tani jemi të lumtur së bashku, nëse keni probleme në marrëdhënien tuaj ose martesën ose ndonjë problem tjetër. , mund t'i dërgoni email atij në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp her ( +2349074881619 ).

    Ai u specializua në magjitë e mëposhtme:

    *MAGJITË DASHURIA
    *MAGJITË MARTESORE
    *MAGJIA E PARAVE
    *MAGJITË E BUKURISË
    *MAGJITË E PASURISË
    *MAGJITË TËRHEQJES SEKSUALE
    *MAGJIA E SHËRIMIT TË HIV
    * SHPELA E KAZINOS
    *HEQI SHPELLAT E MALLKIMIT
    *MAGJITË MBROJTJES
    *MAGJI E LOTERISË
    *MAGJAT ME FAT
    *MAGJAT E Pjellorisë

    ReplyDelete