Thursday, March 26, 2009

Barnatoret e Drenasit, nuk respektojnë vendimin komunal për kujsdestrari

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mireqenies Sociale, Elmi Dobra, ka thënë se vendimi vlen për të gjitha barnatoret, çdo të katërten natë i bie kujdestraria

Hysni Demaku
Drenas, 1 mars
Drejtoria e Shëndetësisë Komunale të Drenasit ka marrë një vendim të ri për kujdestari gjatë natës nga barnatoret e qytetit. Mirëpo edhe pse në takim për marrjen e këtij vendimi ishin pajtuar edhe përfaqësues të barnatoreve private, ato kanë dal tani se nuk janë duke respektuar. Këtë e konfirmojne edhe vet disa nga pronaret e tyre. Drejtori i Shëndetësisë,dhe Mireqenies Sociale, Elmi Dobra ka treguar se gjatë takimit që kanë pas me përfaqësues të barnatoreve private kanë marrë një vendim të tillë. Dobra ka shtuar se në bazë të vendimit është caktuar orari i kujdestarisë në Drenas i cili vlen për të gjitha barnatoret që operojnë në Drenas. Barnatoret që operojnë në Drenas janë ajo “Dea”, “Medikos”, “PallmaFarm” dhe “Internistika”. Ndërsa sipas vendimit që ka siguruar gazeta mesohët se orari i kujdestarisë për barnatorët e përmendura më lart fillon prej orës 21 deri në orën 8:00 të mëngjesit dhe se zbatohët nga secila çdo të katërten natë. “Më orar dhe vendim të marrur kanë pajtuar përfaqësuesit e të gjitha barnatorëve private", ka thënë drejtori Dobra, por pse tani pas marrjes së vendimit nuk është duke u zbatuar drejtori Dobra thotë të mos jetë ne dijeni. “Ne kemi qenë të obliguar të marrim këtë vendim, tani për zbatim është e obliguar drejtoria e inspektoriatit”, ka thënë Dobra. Mirëpo përkundër këtij vendimi që është marrë gjatë takimi më përfaqësues të barnatoreve dhe është thënë se të zbatohët që nga 01.02.2009, ai ende nuk është duke u respektuar nga vet ato që edhe ishin implementues të vendimit, pra barnatoret private. Disa nga barnatoret si arsyetim e japin gjendjen e sigurisë për të bërë roje natën, ndërsa qytetaret për të blerë një barn në orët e mbrëmjes i është dashur të shkojn në Skenderaj. I funit që i është dashur të blej barna në një komunë tjetër është Blerim Limani nga Drenasi. Ai thotë se i ka ndodhur javën e kaluar kur në mos gjetjen e barnaoreve në Drenas hapur të shkoi në Skenderaj për të bler barna, këtë veprim ndonese von thot se ka qenë i detyruar. “Personalisht jam detyruar një natë që të shkojë në qytetin e Skenderajt për të blerë barna edhe pse kemi barnatore në Drenas ato nuk mbajnë kujdestari, detyrohemi të shkojmë edhe në Prishtinë” thotë Limani. Edhe pse në qytetin e Drenasit janë 4 barnatore private, qytetarët e Drenasit ankohen se ato nuk janë në shërbim të tyre dhe se detyrohen të bëjnë dhjetëra kilometra për të blerë barna. Pronarja e barnatores “MedKos”, Sebie Hasi, ka thënë se nuk janë duke bërë kujdestari për shkak të sigurisë, ajo ka thënë se punojnë vetëm deri në orën 19:00. Nuk është vetëm barnatorja “MedKos” e cila nuk respekton këtë vendim janë edhe dy barnatore tjera që nuk bejnë kujdestari. Ajo që është momentalisht duke respektuar orarin e kujdestarisë është barnatorja “Dea”, por kjo benë roje vetëm në kohën kur edhe e ka të caktuar në bazë të vendimit, ndërsa neteve të tjera qytetaret janë ata që pesojnë për moszbatim të vendimit.

No comments:

Post a Comment